Libri “Dashuri e Pakthyeshme” e shkruar nga Erlet Shaqe vjen për lexuesin shqiptar përmes një imagjinate të hollë dhe detajeve të kujdesshme. Përmes këtij libri, autori ka bërë një ndarje ndërmjet novelave, të cilat pasqyrojnë personazhe reale dhe të prekshëm, dhe poezive, ku ndjenja e fuqishme e lirisë së dashurisë të deh dhe të prangon përmes figuracionit të zgjedhur në vargjet e tij. Kjo përmbledhje letrare është një zë i veçantë në letërsinë shqiptare.
Është e lehtë të imagjinohet një antologji poezish dashurie, veçanërisht një botim në ditët tona, duhet të kishte një kapak me ilustrime të zemrave, luleve dhe kupidëve që gjuajnë shigjeta, por autori eksploron ndjenjat e mundimshme, dhe shpesh të dhimbshme, pa humbur tonin emocional universal poetik të
përmbledhur në një fjalë ( Pas dhimbjeve të madha, një ndjenjë formale vjen ).